English

Egjipti futet në kaos, opozita kërkon qeveri teknike

Kajro, 31 janar, NOA – Gjendja e krijuar ditët e fundit në Egjipt pas protestave të vazhdueshme të opozitës kundër pushtetit 30-vjeçar të Hosni Mubarak, duket se po kalon në kaos dhe anarki të plotë.

Kështu, opozita duket mëse e vendosur për ta larguar me çdo kusht Mubarakun nga pushteti, megjithëse ai ka dalë para popullit të tij duke premtuar ndryshime dhe reforma të thella.

"Por unë mendoj se të gjithë e kuptojnë se e gjitha nuk do të marrë fund, pa u larguar sot Mubaraku, pa rënë dakord me ushtrinë për një qeveri të unitetit kombëtar, pa u largua ushtria nga rrugët. Po t'i bëjmë këta tri hapa dhe sigurojmë në proces nevojat bazore të njerëzve, atëherë ne do te kemi një tranzicion të lehtë, një Egjipt që është demokratik, që është i moderuar".

Kjo ka qenë ndërkaq fjala që ka mbajtur dje në shesh lideri i opozitës, El Baradei, i cili njihet si ish-drejtori i agjencisë Ndërkombëtare Bërthamore.

n.e/NOA

KOMENTE