Tiranë, 31 janar, NOA – Në listën e personave që do tu hetohen tablatet e telefonave në lidhje me ngjarjen e datës 21 janar janë dhe gazetarë të njohur dhe 2 prokurorë. Filip Çakuli, Sokol Balla, Andi Bushati dhe Mero Baze janë katër gazetarët telefonatat e të cilëve do të shihen nga ana e komisionit hetimor.
Gjithashtu komisioni ka kërkuar tabulatet telefonike të dy prokurorëve Olsi Çela dhe Shkëlqim Hajdari.
Kërkesa e komisionit është bërë ndaj operatorëve telefonikë celularë. Pak ditë më parë komisioni kërkon hetimin e telefonatave të krerëve të shtetit, Presidentit, kryeministrit, kryeprokurores, drejtorit të SHISH, kreut të PS-së dhe 19 deputetëve të PS.
a.k/NOA