English

Hetimi, komisioni cakton datat e dëshmive të Topit e Ramës

Tiranë, 31 janar, NOA – Komisioni hetimor për ngjarjet e 21 janarit ka përcaktuar sot kalendarin e datave kur do të paraqiten zyrtarët e lartë të shtetit për të dëshmuar në lidhje me demonstratën e dhunshme të opozitës.

Sipas vendimit të komisionit ministri i Brendshëm Lulzim Basha do të dëshmojë në datën 1 shkurt. Kryeprokurorja Ina Rama do të dëshmojë në datën 2 shkurt. Presidenti i Republikës do të paraqitet për të dhënë dëshmitë e tij para deputeteve të mazhorancës në datën 3 shkurt. Ndërsa në datën 4 shkurt do të paraqitet dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

Sipas vendimit të komisionit në të njëjtën datë me Prokuroren e Përgjithshme do të dëshmojë dhe kreu i SHISH, Bahri Shaqir.

Ndërkohë që në datën 5 shkurt në komision do të paraqitet dhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Datat e dëshmive të zyrtarëve të lartë

Lulzim Basha, 1 shkurt.

Ina Rama, 2 shkurt

Bahri Shaqiri, 2 shkurt

Bamir Topim, 3 shkurt

Hysni Burgaj, 4 shkurt

Jozefina Topalli, 5 shkurt

a.k.NOA (vijon..)

KOMENTE