English

Kapen 4 shqiptarë në Itali, kryen vjedhje me vlerë mbi 2 milionë euro

Aleksandri, 31 janar, NOA - Policia e Aleksandrisë në Itali ka identifikuar dhe arrestuar katër shqiptarë, si autorët e grabitjeve të shumta gjatë muajve të fundit në këtë provincë italiane.

Kështu, pas një hetimi kompleks të aktivitetit të tyre prej mëse 6 muajsh, dolën në dritë veprat e këtij grupi kriminal, dedikuar kryesisht në kryerjen e vjedhjeve dhe grabitjeve në shtëpi dhe vila, të shoqëruar edhe me akte të shumta të vandalizmit kundër viktimave të këtyre krimeve.

Ndërkaq, bëhet me dije se kjo bandë ka kryer disa incidente penale edhe në disa krahina fqinje si Piemonte dhe Lombardi.

Si provë ndaj tyre ekzistojnë përgjimet telefonike të cilat janë të dokumentuara me komunikimet e llojeve të tjera mes tyre.

Ndërkaq, ndaj tyre rëndojnë edhe dëshmitë e 24 personave që iu janë vjedhur automjetet e tyre.

Policia italiane bën me dije se shuma e përgjithshme e përllogaritur nga vjedhej e grupit të shqiptarëve, arrin në më shumë se 2 milionë €uro.

n.e/NOA

KOMENTE