English

Kriza në Egjipt rrit çmimin e naftës, 90 USD fuçia

Kajro, 31 janar, NOA – Tensionet e fundit politike në Egjipt, kanë bërë që çmimi botëror i naftës të njohë një rritje të re, përveç asaj që ishte vënë re në muajt e fundit të vitit të kaluar.

Kështu, specialistët e tregut ndërkombëtar të hidrokarbureve bëjnë me dije se çmimi aktual i naftës e ka kaluar atë të 90 dollarëve për një fuçi.

Dhe deri në muajin mars, parashikohet që çmimi të arrijë deri në kuotën prej 90.87 dollarë për fuçi, duke shënuar kështu një rritje deri 10 %.

n.e/NOA

KOMENTE