English

Ndёrkombёtarё tё paqartё

Nga Artan Mullaj

…Mё nё fund, amerikanёt dhe europianёt e kanё marrё seriozisht Shqipёrinё, me kujdesin e vёllait tё madh dhe tё rreptё. Pёrfaqёsuesit e tyre nё vend por edhe autoritete tё rangjeve qё nuk mund tё shpёrfillen, kanё zgjedhur tё nxjerrin nё dritё dashamirёsinё e kursyer tё demokracive tё tyre, pёr demokracinё e dorёs sё tretё tё njё vendi si Shqipёria.

Deklarata tё forta profesorёsh tё vrazhdё te demokracisё, janё bёrё verrejtshёm kёto kohё, nё njё pёrpjekje perёndimorёsh pёr tё devijuar vjeshtёn qё po troket apo pёr tё vonuar perёndimin e kёtij vendi tё pёrfshirё nga paqartёsia.

Ndёrkombёtarёt janё kaq pranё nesh kёtё herё, tё shqetёsuar jo vetёm pёr dhunёn dhe demonstratat, por edhe pёr nivelin e ulёt tё vёmendjes qё gjithnjё e mё shumё deklaratat e tyre provokojnё nё publikun shqiptar.

Protestat e shqiptarёve kundёr qeverisё, janё shoqёruar me pёrshtypjen se ose ata, ose publiku ynё, ose tё dy palёt, kanё kuptuar koherencёn e munguar ne mes; palёt “kanё humbur besimin”.

Ёshtё e qarte se lektorёt e demokracisё perёndimore dhe publiku opzitar shqiptar, nuk kanё patur kёto kohё njё komunikim tё shёndetshёm mes tyre. Fenomeni i trishtё ka plot gjasa tё ketё filluar qysh nga darka e Krokodilit.

Marrja seriozisht e Shqipёrisё, nga ana e tyre, qё atёherte, ishte dhe ёshtё njё lajm i mirё pёr shqiptarёt, dhe do tё ishte njё lajm shumё i mirё, nёse kjo ishte dhe vazhdon tё jetё njё orёvajtje e sinqertё.

Por a ёshtё ndёrhyrja e ndёrkombёtarёve njё orёvajtje e sinqertё, apo, ata e shohin kёtё vend me lenten e interesave qё kanё? Pyetje e vёshtirё!

Sidoqoftё, nuk ёshtё e kotё tё supozosh se realisht ka njё problem me qёndrimin e ndёrkombёtarёve ndaj nesh.

Ky problem nuk ёshtё thjesht cilёsia e dobёt e mardhёnies sё tyre me krizat e tranzicionit. (Shumёkush e ka ndjerё se ky komunikim kursesi nuk ka patur shijen lёngёzuese tё gjellёve tё Krokodilit tё harruar).

Ky problem nuk ёshtё as serioziteti i munguar i tyre, qё duket nё dritёn e diellit, ndёrsa, herё e kanё me tёrё mend dhe lёshojnё nervozё ultimatume tё kuqe, si flakë përbindëshi, herё gati thonё, bёni si tё doni, s’na plas fare pёr ju, s’merritoni mё shumё.

Nuk ёshtё e kotё tё supozosh qё problemi me ndёrkombёtarёt ёshtё paqartёsia e tyre , apo paanёsia nё kurriz tё nevojёs therёse pёr drejtёsi qё ka ky vend, por jo vetёm.

Shqetёsimi mё i madh ёshtё mungesa e sinqeritetit apo e ndjeshmёrisё sё tyre ndaj problemeve tё mёdha qё ka nё Shqipёri. Ndёrkombёtarёt edhe duan ta zgjidhin krizёn shqiptare, edhe nuk e kanё dhe aq seriozisht kёtё hob tё tyre, sa ti çojnё gjёrat nё fund. Duket sikur mё shumё se demokracia nё Shqipёri, atyre ju intereson tё kenё sa mё pak telashe nga ky vend dhe nga kёta njerёs tё trazuar.

E thёnё ndryshe, problemi me ndёrkombёtarёt, ёshtё nё fakt perceptimi substancial qё ata kanё jo pёr lirinё e tyre, por pёr lirinё dhe demokracinë e tё tjerёve. Mendoni çdo tё ndodhte nё Francё apo nё New York, nёse do kishte dyshime jo pёr vjedhjen e pushtetit, por pёr vjedhjen e njё vote tё vetme.

Pёrfytyroni tё shpёrthente Gёrdeci nё Gjermani, larg qoftё, dhe gishti i akuzёs ti drejtohej nё ballё kancelares.. Ose, merreni me mend se ç’histeri do ta pёrfshinte Greqinё e shkretё, nёse gjithё deputetёt dhe politikanёt nuk do kishin prekur vetёm disa mijёra dollarё nga tё hollat publike, si po pёrflitet, por ata tё qenё miliarderё, fodullё, tё paprekshёm dhe tё plotfuqishёm, si gjithnjë e më tepër ka sa tё duash tek ne.. Cdo tё ndodhte ne Itali, nёse garda kombёtare e Berluskonit te qёllonte ne mish te pafajshmish me cadra ne duar?

Ndёrkombёtarёt e dinё qё e dinё se nё Shqipёri mungon shteti publik dhe politkanёt sillen si pronarё milionerё dhe baronё jo vetёm tё pushtetit, por edhe tё fatit tё mjerё tё qytetarёve tё kёtij vendi, prej tё cilёve votohen.

Dhe europianёt, pse jo edhe amerikanёt, e dinё qё e dinё se drejtёsia nё Shqipёri ёshtё njё ёndёrr mё e vёshtirё nga ç’ёshtё pёr shqiptarёt njё darkё romantike te “Krokodili”, ndёrkohё qё qartёsisht nё Shqipёri, por jo rastёsisht, shteti sillet si kisha katolike nё kohёn e Galileut, me njё ndryshim, se ёshtё e pamundur ky shtet tё ketё ndonjёherё vrasje ndёrgjegjie pёr mёkatet e tij.

Ndёrkombёtarёt e shohin se ky vend sundohet nga demonёt e njё klike, dhe shohin gjithashtu pafajshmёrinё e qytetarёve pёrzier me gjakun e tyre derdhur nё trotuar. Tё huajt e dinё qё e dinё se drejtёsia mungon nё kёtё vend sepse korrupsioni qeveritar nuk ka vetёm njё vatёr vullkani dhe krateret e tij janё shpёrndarё gjithandej si plagё qё rrjedhin dhimbje pafajёsie pёr qytetarёt shqiptarё.

Por, edhe pse i dinё tё gjitha kёto, ndёrkombёtarёt sillen me ne ndryshe nga çdo silleshin, nёse pushtetarёt do bёnin politikё njёlloj nё vendet e tyre. Ndёrkombёtarёt e dinё dhe nuk shqetёsohen qё pushteti i Tiranёs, pёrvec mediokёr dhe primitiv, se nuk ёshtё e vёshtirё tё kuptohet kjo gjё, vjedh edhe vret, por ata do tё ulёrrinin patjetёr nё sheshe dhe tribuna nёse dikush si Sali Berisha do qeveriste nё vendet e tyre.

Ndёrkombёtarёt nuk ka nevojё tё djersijnё pёr tё kuptuar qё votat e shqiptarёve janё vjedhur, e dinё qё liria e tyre themelore ёshtё dhunuar nga pushteti kopil i njё demokracie tё shtёnё, pёr tё cilёn me gjasa ata janё angazhuar, por ata na kujtojnё kushtetutёn e vendit dhe buzёqeshin pёr çmimin e tё vёrtetёs elektorale tё tatuar dhe taksuar nga ligjet e vendit, qё ekzistojnё, por nuk funksionojmё.

Ndёrkombёtarёt nuk e kanё seriozisht Shqipёrinё. Ndodh qё nuk janё tё sinqertё me ne. Ambasadori amerikan, shumё larg autoritetit qё kёrkon njё perceptim i shёndetshёm, deklaroi se Kryeministri i vendit ёshtё nje “Burrё Shteti”, duke shokuar jo vetёm popullin opozitar . Mbёshtetje simbolike pёr kreun e njё administrate private tё dyshuar pёr terror shtetёrror, ndёrsa nё shesh janё qёlluar pёr vdekje 3 protestues tё pafajshёm?

Qenkёrka burrё shteti Sali Berisha sepse ju bind Amerikёs, qё kjo tё ketё patjetёr autoritetin e zgjidhjes? Qёnkёrka demokratike tё imponosh ndalimin e protestave apo daljen e njerёzve qё besojne se shtypen, shpёrdorohen, vidhen pёrditё edhe vriten? A e guxon kёtё gjё dikush nё vendin e zotit ambasador? Qёnka i zhgёnjyer ky ambasador pёr mosbindjen e pёrzotshme tё opozitёs, ndёrkohё qё kjo opozitё beson se ka tё drejtё tё jetё e zhgёnjyёr nga ai dhe nga shteti-ёndёrr i demokracisё qё ai pёrfaqёson, dhe nga gjithё perёndimi?

Natyrisht qё do tё ishte njё guxim i çmendur tё paragjykoje dhe vije nё dyshim ndjeshmёrinё e ndёrkombёtarёve pёr demokracinё, qё e kanё bёrё Europёn Europё dhe Amerikёn njё tempull tё saj. Por kjo siguri, e shton edhe mё makthin e shqiptarёve qё duan tё jetojnё tё lirё nё vendin e tyre.

Si ёshtё e mundur atёhere tё tolerohet kaq mёndjelehtёsisht dhe fatalisht, njё moment kaq sublim sa ёshtё legjimiteti i njё pushteti, korrupsioni i njё pushteti, terrori i njё pushteti, krimi i njё pushteti, ndёrsa shkulmi i demokracisё qё leksionojnё ndёrkombёtarёt, duhet ti shtynte pa dilema dhe urgjentisht nё krahun e kauzёs pёr ndershmёri dhe drejtёsi?

Nёse zgjedhjet e lira dhe tё ndershme janё themeli i demokracive nё botё, si thuhet e shkruhet pёr ditё, nё Amerikё, nё Honolulu dhe nё Madagaskar, si shpjegohet pra qё ndёrkombёtarёt e ultimatumeve nuk prononcohen qartё pёr legjitimitetin e njё pushteti tё dyshuar, pёr korrupsionin e tij, pёr krimet e tij trotuareve, nё mёnyrё qё trazimet e sjella prej tij tё marrin fund njёherё e mirё nёpёrmjet njё transparence pa kushte, pёr hir tё demokracisё kristale qё thonё se deshёn dhe duan pёr ne?

* Dërguar nga autori, pikëpamjet e shprehura janë personale

KOMENTE