Balaton, 31 janar, NOA – Ndërsa në Brazil njerëzit nuk po gjejnë derman nga i nxehti duke u larë në det edhe gjatë natës, në pjesën tjetër të botës, atë veriore dëbora dhe ngricat po ngrijnë gjithçka.
Kështu, një lajm interesant mbërrin për temperaturat e ulëta nga Hungaria, ku një liqen i madh i këtij vendi ka ngrirë totalisht i gjithi, duke ofruar një pamje të paimagjinueshme.
Fjala është për liqenin Balaton, i gjithi i ngrirë, duke i bërë qytetarët të luajnë sipër tij me patina.
n.e/NOA