Tiranë, 30 Janar 2011 NOA - Masat ajrore te paqëndrueshme parashikohet të na shoqerojne edhe gjate dites se hene ku vranësirat do te jene të pranishme, më të dukshme ne vijën bregdetare si edhe jug te Shqipërisë.
Mesdita do te kete intervale me kthjellime ne zonat e ulta dhe ato bregdetare ndersa zonat malore do te dominohen nga vranesira te dendura.
Shqipëria
Sipas MeteoAlb, gjatë pjeses se dyte te dites do te kemi shtim te vranesirave te cilat do te gjenerojne reshje te pakta shiu dhe debore ne juglindje ndersa e gjithe pjesa tjeter e territorit do te mbetet me kthjellime dhe vranesira kalimtare.
Nata dhe mengjesi pasardhes do te sjelle kthjellime ne te gjithe territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade rritje ne vlerat e mengjesit por edhe mesdita do te sjelle nje rritje te lehtë të temperaturave ne vend.
Era do të fryje mesatare ne toke dhe ne det duke arritur shpejtësinë 35 km/h me drejtim Lindor, kjo do te beje qe dallgezimi ne det te jete 3 balle.
Europa
Rajoni i Mesdheut dhe gadishulli i Ballkanit do te dominohen nga vranesirat dhe reshjet shiu dhe debore. Debore me te dendur do te kete ne Alpet Europiane.
Problematike situata do te jete serish ne Greqi pasi reshjet e shiut do te jene me intensitet te larta shoqeruar me shkarkesa rrufesh.
Gjithashtu edhe ne brigjet jugore te Spanje do te kete stuhi te forta ere te cilat do te sjellim probleme ne trafikun detar.
Vendet e Europes Lindore do te karakterizohen nga moti i ftohte dhe i kthjellet Po ashtu me moti te kthjellet dhe temperaturave te ulta do te jene veriu dhe qendra e kontinentit.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Greqia do te alarmoje per reshje shiu dhe shkarkesa rrufesh;
Europa Qendrore rrezikon temperatura ekstremisht te ulëta.
Spanja alarmon per stuhi te forte ere dhe dallge te larta.
e.r/NOA