English

Parlamenti: 4 gazetarët s’po hetohen për profesionin që kanë

Tiranë, 31 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana – Gazetarët që nga Kuvendi kërkohet zbardhja e tabulateve të telefonatave që kanë kryer, nuk po u bëhet ky hetim për shkak të profesionit të tyre. Këtë pohim e bëri sonte, Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e ngjarjeve të 21 Janarit.

Ai tha se sqaron opinionin publik se: "kërkesa e datës 31 Janar, drejtuar kompanive të telefonisë fikse dhe celulare për katër shtetasit Filip Cakulli, Mero Baze, Andi Bushati dhe Sokol Balla, nuk kanë lidhje me veprimtarinë e tyre, si gazetarë.

Komisioni informoi se, kjo kërkesë është bërë pas të dhënave dhe informacioneve të sigurta, të disponuar prej tij, se veprimtaria e katër shtetasve të mësipërm ka lidhje me angazhimin e tyre, në nxitjen dhe inkurajimin e veprimeve të dhunshme, kriminale, të datës 21 Janar , të bëra, për të përmbysur rendin kushtetues.

e.r/NOA

KOMENTE