Tiranë, 31 janar, NOA – Shpërthimi i ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në një pikë këmbimi valutor në Tiranë është ende pa autor. Policia e Tiranës ka deklaruar se që prej informimit për ngjarjen kanë nisur hetimet në lidhje me gjetjen e autorëve që vendosjes së lëndës eksplozive.
Ngjarja ka ndodhur sot në orën 01.00, në “Rrugën e Kavajës”, tek kryqëzimi i “21 Dhjetorit”.
Lënda eksplozive, e cila dyshohet të jetë e llojit tritol, është vendosur pikën e këmbimit valutor, në pronësi të qytetarit N. Hoxha, 54-vjeç, banues në Tiranë.
“Nga veprimet e kryera, rezulton se në qepenin e pikës valutore ishte vendosur një sasi lënde eksplozive e cila pasi ka shpërthyer, ka dëmtuar qepenin dhe derën prej xhami”, njofton Policia e Tiranës.
a.k/NOA