English

PS:Të premten në protestë, hetimi i Kuvendit, antikushtetues

Tiranë, 31 janar, NOA – Partia Socialiste do të vazhdojë protestat kundër qeverisë. Deputeti Saimir Tahiri tha sot se “këtë të premte populli opozitar do të jetë përsëri në rrugët e protestë”. Ai shtoi se “demonstrata e së premtes do ketë një formë krejtësisht tjetër që do i bëhet e njohur qytetarëve duke filluar nga nesër”.

Nga ana tjetër deputeti socialist bëri të ditur dhe vendimin e selisë rozë për të shpallur të paligjshëm komisionin hetimor për grushtin e shtetit që është ngritur nga deputet e Partisë Demokratike. “Deputetët e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste sapo firmosën kërkesën për shpalljen antikushtetues të komisionit hetimor të ngritur nga Saliu, për të penguar drejtësinë të bëjë drejtësi, duke dhunuar Presidentin e Republikës, Prokuroren e Përgjithshme, Drejtorin e Shërbimit Informativ dhe vetë opozitën”, tha Tahiri.

Ai shtoi se opozita nuk bënë asnjë kthim pas dhe se do ët vazhdojë të rezistojë ndaj mazhorancës aktuale. “Ne nuk do të tërhiqemi asnjë milimetër. Pa u dorëzuar 6 komandantët e Gradës dhe pa rikthyer Policinë e Shtetit në kornizën e ligjit. Popullit shqiptar i ka lindur e drejta të mbrojë Kushtetutën dhe veten nga një grusht shteti brenda shtetit, të cilit ne do i kundërvëmë të gjithë fuqinë e rezistencës sonë paqësore”, tha sot Tahiri. a.k/NOA

KOMENTE