Romë, 31 janar, NOA - Ka një prani gjithmonë e më shumë në rritje të fëmijëve dhe adoleshentëve nga vendet e huaja që banojnë në shtetin fqinj, Itali.
Dukuria konfirmohet nga raporti vjetor i organizatës për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “Save the Children” për gjendjen e të miturve të huaj në Itali, i publikuar ditën e sotme.
Sipas tij, nga 932.000 të mitur të huaj në Itali, 572.000 prej tyre figurojnë si të lindur në këtë vend.
I bie që me llogaritjen e “Save the Children, 1 në 6 fëmijë në Itali, të jetë i huaj.
Gjatë shtatë viteve të fundit, thuhet se numri i fëmijëve të huaj u rrit nga 412.432 që ishin në vitin 2004, në 932.000 të tillë në vitin 2010.
Grupi më i madh i të miturve të huaj në Itali është ai agfan (20%), ndjekur nga fëmijët që vijnë nga Maroku (14.7%), Egjipti (11%), Shqipëria (9 %), Bangladeshi (5%), Somalia (3.9%), Kosova (3.8%), Palestina (3.1%) dhe Eritrea 3%.
Konkretisht: Kremones, Lodi, Brescia, Mantova, Bergamo, Prato, Vicenza, Treviso, Reggio Emilia, Lecco janë 10 provincat kryesore italiane me përqindjen më të lartë të fëmijëve të huaj. Sipas “Save the Children”, janë në rrezik për dëbim 89% e fëmijëve të vendosur në Siçili, si edhe 82% e fëmijëve që jetojnë në komunitete, në Pulia.
Qeveria italiane në maj të vitit të kaluar, ka ndërmarrë një plan kombëtar për dhënien e shtetësisë para moshës tetëmbëdhjetë vjet, duke përgatitur një program gjithëpërfshirës për mbrojtjen e të miturve të huaj, kushtet e jetesës të të cilëve janë më në rrezik se të tjerët.
n.e/NOA