Palermo, - Ruby, minorenia marokene që është përfshirë në skandalin “Bunga-Bunga” me protagonist kryeministrin e Italisë Silvio Berluskoni ka frymëzuar një kuzhinier në Palermo për të shpikur picën e tij të quajtur “Ruby”.
Ideja ka qenë e Ron Garofalo, kuzhinier dhe pronar i një restoranti të njohur në Palermo: një picë me bazë djathi dhe dy topa mocarela të mëdha të vendosura në qendër.
Kjo është "Pizza Ruby", frymëzuar nga ngjarjet e fundit gjyqësore të kryeministrit dhe 18-vjeçares marokene Karima.
Garofalo, i njohur tashmë si kuzhinieri “Best in Sicily 2009”, thotë se ideja është pëlqyer nga klientët e tij: “Lindi nga një shaka mes miqsh, - ka thënë ai - por pica është duke pasur një sukses të madh. Dhe është nga picat më të porositura nga klientët".
a.e/NOA