English

Surprizë në merkarto, Chelsea merr Torres nga Liverpul

Londër, 31 Janar NOA - Një goditje e bujshme ka ardhur ne këtë merkato dimërore, gjatë orëve të fundit të mbylljes së saj. Skuadra angleze e Chelsea e drejtuar nga tekniku italian Carlo Ancelotti, faktikisht ka siguruar shërbimet e sulmuesit spanjoll Fernando Torres. Ka qenë vetë klubi i Liverpulit që ka zyrtarizuar këtë largim me anë të një komunikate në sitin zyrtar të “The Reds”: “Liverpul konfirmon se ka arritur një marrëveshje në çmim me skuadrën e Chelsea për shitjen e Fernando Torres”, lexohej në shënim. “Lojtarit i është dhënë e drejta për të folur me klubin londinez”, - mbyllej kjo komunikatë.

Me sa është bërë e ditur flitet për një shifër marramendëse që do të shkojë në drejtim të Liverpulit dhe bëhet fjalë për 58 milionë euro.

r.b/NOA

KOMENTE