Nju Jork, 31 janar, NOA - Të shpëtosh planetin me thikë dhe pirun. Në tryezë, më shumë mish apo më pak qumësht duke u zëvendësuar me një filxhan kafe, mund të bëjë ndryshimin.
Sipas studiuesve britanikë, që kanë marrë përsipër të shpikin një dietë të re eko-miqësore, ajo mund të zvogëlojë sasitë e dyoksidit të karbonit të lëshuara në hapësirë, mbetjeve që e ndotin mjedisin si edhe të ndikojë për mirë në portofolin tonë.
Kështu, ata japin porosinë: Hani shëndetshëm që ta shpëtoni botën me një kosto prej 35 € në javë.
Bëhet fjalë për shkencëtarët në Institutin britanik të të Ushqyerit “Rovett” si edhe ata të Universitetit të Aberdinit, që kanë pagëzuar një paketë të posaçme të ushqimit duke synuar një botë më të pastër.
Konkretisht, dieta e re fillon në mëngjes me drithëra të pasura me fibra që treten në qumësht, shoqëruar me bukë të thekur dhe reçel, e ndjekur nga supa e thjerrëzave apo një sanduiç me majonezë.
Në drekë rekomandohet peshk dhe bukë e bardhë, si edhe orizi i bërë pilaf ose lloje të ndryshme supash.
“Të hamë ushqim, është pjesë e një ekosistemi të ndërlikuar në të cilin të gjithë banorët e planetit janë pjesë, - thonë ekspertët Organizatës Botërore të të Ushqyerit, - një e pesta e të gjitha gazeve që shkaktojnë efektin serë vijnë nga produktet bujqësore në botë”.
n.e/NOA