English

Vapa përvëlon Brazilin, njerëzit plazh edhe natën

Rio de Zhanejro, 31 janar, NOA – Brazili po digjet flakë nga temperaturat e larta, të cilat po i kalojnë 42 gradët në këto ditë të nxehta, ndërsa hemisfera veriore është duke kaluar ditët më të ftohta dimërore.

Në kushte të tilla, brazilianët u janë vërsulur plazheve dhe jo vetëm ditën, por edhe natën.

Grupe të mëdha plazhistësh janë fotografuar duke bërë banja në det, foto këto që po bëjnë xhiron e botës, ndërsa në Evropë dhe SHBA jemi duke diskutuar për ngricat të cilat kanë bllokuar rrugët dhe temperaturat e acarta.

Në foto, shihni plazhin e Ipanemas në Rio de Zhanejro, kryeqytetin brazilian, ku temperaturat janë 41-42 gradë Celcius dhe njerëzit po lahen në mes të natës në det ...

n.e/NOA

KOMENTE