English

Zgjedhjet: PDK 34 deputetë, LDK 27, Vetëvendosje 14, AAK 12 dhe AKR 8

Prishtinë, 31 janar, NOA – Partia Demokratike e Kosovës do të ketë 34 deputetë në parlamentin e ri kosovar me 120 vende; Lidhja Demokratike e Kosovës 27 deputetë; lëvizja Vetëvendosje 14; Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 12 dhe Aleanca Kosova e Re 8 deputetë.

Kjo është përbërja skicë e parlamentit të ri kosovar sipas një publikimi të bërë dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës, i cili shpalli dje rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit.

Ai parashikon që pjesa e mbetur prej 25 deputetësh, të zihet nga radhët e komuniteteve pakicë në këtë vend, si ai turk, boshnjak, rom etj.

Ndërkaq, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë me dije se pjesëmarrja në zgjedhje është shënuar në nivelin prej 45.29 për qind e votuesve të regjistruar.

n.e/NOA

KOMENTE