Uashington, 1 shkurt, NOA – Viti i kaluar mund të thuhet se ka qenë i zi për
kompaninë e nxjerrjes së naftës, “British Petroleum”.
Kjo pasi drejtuesit e saj kanë raportuar një humbje prej gati 5 miliardë dollarësh për vitin 2010, pas katastrofës së derdhjes së naftës në Gjirin e Meksikës.
Sipas tyre, vetëm për kompensimin e të dëmtuarve nga katastrofa ekologjike në fjalë, kompania shpenzoi plot 50 miliardë dollarë.
Ndërsa fitimet e “BP” gjatë tremujorit të katërt të vitit 2010 ishin 4.6 miliardë dollarë, një e treta më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
n.e/NOA