Tiranë, 1 shkurt 2011, NOA- Në vijim të mbledhjes së Komisionit Hetimor të 21 janarit, ministri i Brendshëm Lulëzim Basha sqaroi planet dhe punën e Policisë së Shtetit.
I pyetur nga anëtari i komisionit Enkelejd Alibeaj se cilat ishin planet e masave të marra nga forcat e rendit në datën e 21 janarit ministri Basha tha: “Plani i masave mbulonte aktivitetin e ndërtuar nga partia Socialiste. Plani i masave mbulonte afatin 24 orë para aktivitetit dhe deri në momentin e përfundimit të tij. Policia dhe garda kishin dy plane masah të ndryshme”.
Më tej ai tha se. “Plani i masave të Policisë së Shtetit është bërë i ditur për të gjithë dhe misionet ndërkombëtare kanë deklaruar se puna e Policisë së Shtetit është bërë shumë mirë dhe se përgjigja e tyre ka qenë proporcionale ndaj ngjarjeve në terren”.
Opozita ka lajmëruar një plan të ri protestash, komisioni kërkoi një përgjigje nga ministri, a është në gjendje Policia e Shtetit të ruaj gjendjen e qetësisë për këtë situatë të mundshme.
“Policia e Shtetit ka garantuar dhe garanton në mënyrë të sigurt të drejtën e çdo qytetari për të tubuar në çdo cep të vendit. Në këtë kuadër policia ka treguar në këto pesë vite reforma se është shndërruar në një polici e cila është e ngjashme me ato europiane.
Por ndërkombëtarët kanë kërkuar të hiqet dorë nga protesta të tilla, pasi kanë frikë nga mobilizimi i kontigjentëve kriminal të drejtuar ndaj institucioneve”, u shpreh ministri para komisionit hetimor.
Duke vijuar shpjegimin e tij ai tha se, “Duke patur parasysh se më 21 janar organizatorët e tubimit shkaktuan dhunë dhe grushtin e shtetit, Policia e Shtetit nuk mund të garantoj asnjë tubim masiv i cili dhunon dhe dëmton institucionet dhe jetën e qytetarëve”.
Në përfundim të mendimit të tij Basha sqaroi: “Kjo nuk do të thotë se policia nuk do të marrë masa, por kur drejtuesit nuk hapin telefonin siç është rasti i zotit Rama, fakti është se 21 janari ka shkelur institucionet dhe ka shkaktuar dhunë nën drejtimin e Edi Ramës.
Për sa kohë Prokuroria nuk i pyet këta organizatorë të dhunës, polica nuk mund të garantoj një qetësi të plotë kundër akteve të tilla”.
a.y/NOA