English

Dënohet sulmi ndaj gazetarëve në 21 janar

Tiranë, 1 shkurt, NOA - Organizata e Mediave në Evropën Jugore dhe Lindore ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve shqiptarë në protestën e 21 janarit në Tiranë.

“Një numër i madh i gazetarëve thuhet se janë sulmuar nga Garda Kombëtare gjatë protestës. Një gazetar u plagos me armë zjarri, ndërsa një tjetër kishte nofullën e thyer”, thuhet në deklaratë.

Edhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë u ka kërkuar autoriteteve shqiptare të respektojnë lirinë e shtypit.

Në protestën antiqeveritare të 21 janarit në Tiranë kanë humbur jetën tre persona.

NOA/RFE

KOMENTE