E martë, 1 shkurt 2011, NOA- Aktorja e famshme e Hollivudit Cameron Diaz me kalimin e viteve ndihet më e sigurt me veten.
Aktorja nuk është aspak e shqetësuar për kalimin e viteve, madje ndihet gjithmonë e më mirë me veten.
“Ideja ime për dashurinë ka ndryshuar me kohën dhe vazhdon të jetë në evolucion të vazhdueshëm. Nuk kam një përkufizim për dashurinë dhe nuk dua të kem sepse nëse fillon një marrëdhënie me ide të caktuara atëherë është shumë e vështirë të manovrosh”, deklaron ajo.
Diaz pranon që po del me yllin e bejzbollit, Alex Rodriguez, por nuk flet për një lidhje dashurie.
Aktorja 38-vjeçare deklaron për mediat se tashmë e di shumë mirë se çfarë dëshiron në jetën e saj private.
a.y/NOA