English

“Gjahtari”, ndalohet 26-vjeçari me drogë

Tiranë, 1 shkurt, NOA – Një 26-vjeçar është ndalur mbrëmjen e djeshme në kryeqytet për posedim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Orgest Sulo Dishën, banues në Tiranë.

Disha është kapur dje nga forcat e policisë tek Liqeni Artificial, brenda në lokalin e quajtur “Gjahtari”. Pas kontrollit atij ju gjet me vete një 4 gramë lëndë narkotike, e cila dyshohet të jetë e llojit Cannabis Sativa.

Pas hetimeve policia vendosi të ndjek çështjen penale në gjendje të lirë për 26 vjeçarin.

a.k/NOA

KOMENTE