Fier, 1 shkurt 2011, NOA- Pak minuta më parë në qytetin e Fierit një konflikt mbi pronën ka shkaktuar dy persona të plagosur rëndë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se, të plagosurit janë me iniciale E.K 56 vjeç, e gjinisë femër dhe T.Sh 66 vjeç, i gjinisë mashkull.
Korrespodenti i agjencisë së lajmeve NOA, informon se pas një debati prej afro një orë, ku qendra e tij ishte një pronë e cila ka shkaktuar në vijimësi probleme mes dy të plagosurve, ata janë përleshur me njëri-tjetrin duke u goditur me mjete të forta.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Fierit për tu kuruar pasi ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa policia ka nisur punën për të sqaruar konfliktin.
a.y/NOA