English

Madona, në turne me yjet e Glee

SHBA, 1 Shkurt NOA - Kohët e fundit seria televizive e momentit “Glee”, i ka kushtuar një episod të tërë dhe tani me sa duket Madonna kërkoj tu kthejë nderin duke i marrë me vete në turneun e saj disa prej yjeve si Lea Michele dhe Corey Monteith. Për më tepër, episodi i saj i veçantë me muzikën yllit të Popit duhet thënë se ka qenë një sukses i vërtetë. Për momentin gjithçka mbeten vetëm zëra, por me sa duket mbretëresha e pop-it ka vendosur të kalojë rekordin e të ardhurave të turneut të fundit që dhanë 408 milionë dollarë. Dhe për koncertet e ardhshme, që mund të jenë të fundit të karrierës së saj, Louise Veronica Cicone nuk do që të mungojë asgjë.

r.b/NOA

KOMENTE