English

Mashtrimi, 3 anglezë i “dhurojnë” 600 mijë panud shqiptares

Tiranë, 1 shkurt, NOA – Policia shqiptare ka nisur hetimet dhe ndjekjen penale për tre shtetas anglezë, banues në Londër, që kanë mashtruar një qytetare shqiptare. Ngjarja e rrallë lidhet me drejtuesit e dy bankave dhe një punonjësi të korporatës “Nokia” në Londër.

Tre qytetarët anglezë për të cilët ka nisur hetimi janë; James Roland, banues në Londër, me detyrë Nokia Corporatio, Mengager, Agata Uasik, banues në Londër, me detyrë CSO Officert of the bank HSBS dhe Stephen Green, banues në Londër, me detyrë Manager HSBC Bank Londër,

Tre londinezët kanë organizuar një skemë të vërtetë mashtrimi pre e së cilës ka rënë qytetarja nga Tirana, A. Çuko. Ata i kanë dërguar një sms Çukos, në të cilin ajo figuronte fituese e lotarisë së kompanisë “Nokia”, me vlerë 600 mijë paund.

Pas “dhuratës” bujare, përfaqësuesit e agjencive private angleze kërkonin nga Çuko që për të marrë shumën 600 mijë panud të dorëzonte te “kompania” 3203 paund. Transferimi duhet të ndodhte nëpërmjet “Uester Union” nga data 20 deri në datën 26 janar.

Qytetarja nga Tirana ka bërë denoncim në polici dhe agjentët e krimit ekonomik kanë nisur hetimit. Pas verifikimit të provave dhe emaileve të shkëmbyera u arrit të gjendjen dhe adresa e saktë e tre shtetasve anglez.

a.k/NOA

KOMENTE