English

Mbërrin makina e re e Formula 1, RB7

Red Bull Racing:

Ky është shansi juaj i parë për tu njohur me makinën e re të Formula 1, të skuadrës Red Bull Racing, modelin RB7.

Ja disa detaje teknike për të gjithë ju…

E dizajnuar nga Drejtori Teknik i Red Bull Racing, Adrian Newey, makina RB7 është ndërtuar në fabrikën në Milton Keynes, UK.

Makina ka motor Renault V8 RS27 dhe mbështetet nga vaji Total.

Motori prej alumini ka tetë cilindra, kapacitet 2400cc dhe fuqi motorike qe arrin një maksimum në 18,000 xhiro.

Fuqia transmetohet nëpërmjet shtatë marsheve dhe ka goma Pirelli.

KOMENTE