Tiranë, 1 shkurt, NOA – Ministria e Jashtme këshillon qytetarët shqiptare që të evitojnë udhëtimet në Egjipt duke marrë shkas nga trazirat e fundit që po ndodhin në këtë vend.
“Ministria e Punëve të Jashtme këshillon qytetarët shqiptarë të cilët ndodhen në Egjipt, apo që dëshirojnë të udhëtojnë për atje, të eliminojnë çdo udhëtim të panevojshëm për momentin, të shmangin zonat e protestave si dhe të bëjnë kujdes në vendet publike”, thuhet në njoftimin zyrtarë të Ministrisë së Jashtme.
Institucioni i diplomacisë shqiptare ndalet edhe në oraret e vendosura për qarkullimin në këtë vend dhe thekson se janë krijuar probleme me komunikimin.
“Ministria e Punëve të Jashtme njofton qytetarët e saj se prej disa ditësh Egjipti po përjeton një situatë të pastabilizuar politike dhe shoqërore. Ngjarjet e ditëve të fundit dhe protestat masive kanë krijuar probleme në komunikim dhe shërbimet ndaj qytetarëve. Qeveria egjiptiane ka vendosur kufizime të lëvizjes nga ora 18:00 deri në orën 07:00 në Kairo, Aleksandri dhe Suez deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftim.
a.k/NOA