E martë, 1 shkurt 2011, NOA- Raporti më i ri i kreut të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, flet për një mbështetje të UNMIK lidhur me hetimin për trafikun e organeve në Kosovë.
Ky raport përfshin periudhën që prej 19 tetorit të vitit të kaluar deri më 15 janar të këtij viti, duhet t'i paraqitet Këshillit të Sigurimit nga mesi i muajit shkurt
UNMIK-u është i gatshëm që të mbështesë plotësisht hetimet për trafikim me organe njerëzore në Kosovë, theksohet në këtë raport.
Ndërsa më tej, në raport theksohet se autoritetet e Kosovës kanë hedhur poshtë pohimet e Dik Martit, duke i quajtur sulme kriminale kundër shqiptarëve, plot trillime, hamendësime dhe fakte inekzistente, të cilat drejtësia ndërkombëtare nuk i ka konfirmuar, ndërsa e mbështet rrjeti i atyre që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës.
a.y/NOA