English

Ndahet nga jeta, gruaja më e moshuar e botës

Teksas, 1 shkurt, NOA – Eshtë ndarë nga jeta gruaja, e cila deri tani mbante titullin e njeriut më të moshuar të botës.

Fjala është për Eunis Sanborn, nga qyteti Xheksonvill në Teksas, e cila raportohet se ka vdekur të hënën në shtëpinë e saj.

Rreth debatit për moshën e vërtetë, familjarët e saj kanë deklaruar se ajo është një vit më e vjetër se të dhënat zyrtare.

Kështu, ndërsa të dhënat tregonin se Sanborn ishte 114 vjeçe, familja e saj pretendonte se ajo ishte me të vërtetë 115.

Gruaja ka mbushur 115 vjet më 20 korrik dhe datëlindja e saj nuk është viti 1896, siç deklarohet, por 1985.

n.e/NOA

KOMENTE