English

Nisen drejt atdheut Shqiptarët e bllokuar në Egjipt

E martë, 1 shkurt 2011, NOA- Rreth orës 21.00 të mbrëmjes së sotme pritet të mbërrijnë në Shqipëri 100 qytetarët shqiptarë të cilët po evakuohen nga Egjipti si rrjedhojë e ngjarjeve tensionuese që po ndodhin në këtë shtet.

Ky veprim erdhi pasi Ministria e Brendshme vendosi evakuimin tyre, ndërsa burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit konfirmuan se emigrantët tashmë janë shumë pranë vendit të tyre.

Është një avion shqiptar ai që po bën të mundur tërheqjen e tyre nga Egjipti.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme, e cila thekson se evakuimi i qytetarëve bëhet për të shmangur rrezikun.

Sipas policisë janë rreth 20 efektivë të Ministrisë së Brendshme të cilët ndodhet në këtë shtet Egjipt për trajnim.

Ndërsa rreth 80 qytetarë të tjerë, janë studentë dhe biznesmenë që kanë shkuar në këtë vend. Ndërkohë mes tyre ka dhe qytetarë që kanë shkuar për turizëm.

“Për të shmangur rreziqet që mund të paraqiten nga një tensionim i mëtejshëm i situatës, Ministria e Brendshme ka vendosur evakuimin e menjëhershëm të 20 oficerëve të Policisë së Shtetit, si dhe do t’u mundësojë evakuimin ditën e sotme rreth 80 qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Egjipt. Udhëtimi i këtyre personave nga Kajro në Tiranë do të kryhet me një avion të posaçëm, i cili pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza” mbrëmjen e sotme”.

a.y/NOA

KOMENTE