English

Nuk pëlqen emri e tij, e ndërron me një emër me 197 shkronja

Londër, 1 shkurt, Janar, NOA- Një 36 36-vjeçar nga Britania e Madhe ka vendosur të ndryshojë emrin e tij dhe të bëhet njeriu i parë që ka një emër të përbërë nga 197 shkronja dhe një fjalë për çdo shkronjë të alfabetit.
36-vjeçari, deri kohët e fundit i njohur si Barnaby Usansky, apo Nick për miqtë e tij, ka deklaruar se i ka pëlqyer të quhet Marmaduke, një emër arkaik, që tashmë është drejt zhdukjes.
Për këtë ai ka vendosur të ndryshojë emrin e tij , duke zgjedhur një emër për çdo shkronjë të alfabetit.
Emri i tij i plotë tani është: Barnaby Marmaduke Aloysius Benjy Cobweb Dartagnan Egbert Felix Gaspar Humbert Ignatius Jayden Kasper Leroy Maximilian Neddy Obiajulu Pepin Quilliam Rosencrantz Sexton Teddy Upwood Vivatma Wayland Xylon Yardley Zachary Usansky.

Pavarësisht nga emri i ri, shokët dhe miqtë e tij preferojnë ta thërrasin Nick.
Duke mbajtur me krenari në dorë certifikatën me emrin e ri, ai ka thënë: "Gjithmonë më ka pëlqyer të thirrem Marmaduke, për mua është një emër i mrekullueshëm.Miqtë dhe familja ime besojnë se e gjithë kjo është qesharake. Ata injorojnë emrin tim të ri dhe vazhdojnë të më thërrasin Nick, edhe pse ky emër nuk është më ndërmjet emrave të mi.

a.e./NOA


KOMENTE