Francë, 1 Shkurt NOA - Xhinse të zbërthyera, gjoksi i zbuluar dhe i mbuluar prej flokëve, kjo është paraqitja e bukuroshes me shikim depërtues, Olivia Wilde dhe kopertina e revistës franceze “FHM”.
Titulli i këtij shërbimi fotografik nuk lë vend aspak për dyshime: “bomba”. Duke e gjykuar nga këto foto “hot”, mund të themi se titulli është mëse i përshtatshëm.
Ajo ka braktisur rolin e doktoreshës sensuale në “Dr House” dhe ka shfaqur një paraqitje që i ka vënë më shumë në pah fizikun e saj të përkryer.
r.b/NOA