English

Pasqyra e Shtypit, 1 Shkurt 2011

Tiranë, 1 shkurt, NOA - Gazetat shqiptare vazhdojnë të flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke pasqyruar detajet e dëshmisë së dhënë dje nga kryeministri Berisha para komisionit hetimor parlamentar.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i tablateve të telefonave të 4 gazetarëve, reagimin e Kuvendit rreth kësaj, si edhe vendimin e fundit të Gardës së Republikës për ndryshimin e truprojave të kryeprokurores.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Kreu i Gardës i n dërron truprojat Ina Ramës”, i cili u pohon lexuesve të kësaj gazete vendimin e fundit të Gardës së Republikës në lidhje me sigurinë e kryeprokurores.

“2 numra llogarie për familjet e viktimave të 21 Janarit”, është një artikull tjetër i kësaj gazete.

“Ekskluzive/ Emri i Fatos Nanos në raportin sekret amerikan për krimin Kosovë-Shqipëri” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Ndërrohet eskorta/ Garda nën hetim i heq truprojat Edi Ramës”, i cili flet për vendimin e marrë nga Garda e Republikës ndaj kryeprokurores.

“Berisha: Topi dhe Ina Rama, urdhëruan prokurorët të më hetonin nëse nuk do eliminohesha me puç”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Rama: Media po dhunohet, protesta në Tiranë dhe në qarqe”; “Topi: Në 21 Janar u shkel ligji, nuk duhej të kishte pasur dhunë”; “Shpërthen agjencia valutore, hetohen shkaqet dhe konfliktet” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “PS: Plani i ri i protestave”, i cili citon detajet e planit të ri të opozitës për vijëmësinë e aksionit politik përmes protestave në mbarë vendin kundër qeverisë.

“Ilaçet, hyn në fuqi TVSH 10%” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar rritjes së çmimit të barnave në vend.

Kurse “Berisha akuzon Topin: Kërcënoi Bashën, kujdes me letrat e tua” flet për reagimin e reagimit të kryeministrit ndaj kreut të shtetit.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “Berisha: Topi, plan për eliminimin tim”, i cili tregon sesi lideri i mazhorancës sulmoi dje presidentin duke pohuar se kishte plan për elinimimin e tij.

“Komisioni hetimor, përgjim 4 gazetarëve” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Ministria e Financave, kufizim pagave të Bashkive”, “Njazi Jaho: Komisioni për 21 Janarin, jo kushtetues” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Dëshmia e Berishës: Si u krye grushti i shtetit”, i cili pasqyron dëshminë e paraqitur dje nga kryeministri Berisha para komisionit hetimor parlamentar, në lidhje me demonstratën e 21 Janarit.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Intervista/ Rami: Pasi i dogjën makinën, Edi Rama kërcënoi rëndë tim bir”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Luftar Paja nderohet si aktori më i mirë në Kosovë”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 1 shkurt 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE