Tiranë, 1 shkurt, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi sot në një konferencë për mediat se opozita shqiptare është gati të ulet në tavolinë për dialog, pas kërkesës së bërë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE për politikën e Jashtme dhe komisioneri për Zgjerimin Fyle.
“E mirëpresin një orë e më parë ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për krizën politike në Shqipëri. Dialogu e kompromisi janë pjesë e patjetërsueshme e vizionit tonë.
Kompromis në të mirë e interes të Shqipërisë e shqiptarëve”, tha dje Rama.
Por veç dialogut Rama u shpreh se opozita do të vazhdojë protestat e demonstrata e saj në disa qytete të vendit për të kërkuar drejtësi për vrasjen e tre demonstruesve dhe gjithë problemet që ka vendi.
Nga ana tjetër ai shtoi se duhet dialog për gjetjen e një zgjidhje të re politike që populli të votojë lirisht.
“Tirana Lezha, Korça janë thirrur në demonstratën të premten për të kërkuar një drejtësi të drejtë dhe një zgjidhje te re politike që i jep popullit të drejtën që të shprehet me votën e lirë”, tha Rama.
a.k./NOA