English

Shqiptarët janë për ndryshimin e emrit të Maqedonisë

Shkup, 1 shkurt 2011, NOA- Gjysma e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër çfarëdo ndryshimi të emrit, një e katërta janë për formulë të dyfishtë dhe një e katërta për njërën nga tri zgjidhjet e tjera.

Kjo bëhet e ditur nga anketa e realizuar nga Qendra e Maqedonisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) dhe instituti për hulumtime sociologjike dhe politiko-juridike.

Anketa është realizuar me 1050 pjesëmarrës.

Për asnjë ndryshim të emrit janë deklaruar 60,2 për qind e të anketuarve, kurse për formulën e dyfishtë janë deklaruar 28,3 për qind e maqedonasve.

Ndërkaq, për shqiptarë etnik në Maqedoni, formula më e pranueshme është një emër i ri, për të cilin janë deklaruar 31,3 për qind, ose një emër i negociuar së bashku me organizatat ndërkombëtare për të cilin propozim janë deklaruar 28, 6 për qind.

Ndërkaq shumica e shqiptarëve nuk janë dakord që të mos ndryshohet fare emri i Maqedonisë.

Ndërsa, 62 për qind e qytetarëve të vendit nuk pranojnë asnjë një emër me përcaktim gjeografik si Maqedonia Veriore apo Maqedonia e Epërme.

Rreth 60 për qind e qytetarëve vlerësojnë se nëse arrihet një marrëveshje për emrin, vendimin duhet ta sjellë Qeveria me pëlqimin e Parlamentit, ndërsa 54,4 për qind vlerësojnë se fjalën e fundit për ndryshimin e emrit duhet ta jep populli përmes një referendumi.

(INA)/NOA

KOMENTE