Prishtinë, 1 shkurt, NOA - Kosova do ta ketë qeverinë e re shumëetnike, shumëpërfshirëse dhe me orientim euro-atlantik.
Një fakt të tillë e ka deklaruar për mediat kosovare, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi. Në pozicionin e kryesimit të partisë e cila ka fituar zgjedhjet në Kosovë, ai tha se qeveria e re do të formohet shumë shpejt pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor.
“Tanimë, përfundimisht dihet botërisht legjitimiteti i qytetarëve të vendit.
Partia fituese me një rezultat bindës është PDK-ja. E ritheksoj edhe një herë se menjëherë pas çertifikimit të rezultatit zgjedhor do ta kemi edhe qeverinë e re, shumetnike, shumëpërfshirëse në kuptimin politik dhe standardeve euroatlantike”, tha Thaçi.
n.e/NOA