English

UEFA vë alarmin: Premier League brenda janarit shpenzoi 225 milion sterlina

Londër, 1 shkurt 2011, NOA- Një bum shpenzimesh është deklaruar nga ana e Premier League.

Vetëm gjatë muajit të janarit, klubet e Premier League kanë shpenzuar 225 milion sterlina për t’u përforcuar, pavarësisht se bilancet e disa skuadrave vazhdojnë të përkeqësohen në mënyrë të rrezikshme.

UEFA e ka parë me shqetësim këtë lëvizje parash, dhe kanë hedhur hije dyshimesh të forta nëse klubet e Premier League do të jenë në gjendje të përmbushin kriterin e “fair-play” financiar të vendosur nga UEFA. Sipas këtij kriteri, klubet që do të kenë një bilanc negativ të ardhurash, nuk do të jenë në gjendje të regjistrohen për në Champions apo Europa League. Kjo goditje duket se erdhi te UEFA pasi 150 milion euro qarkulluan vetëm brenda 2-3 orësh ditën e sotme.

a.y/NOA

KOMENTE