English

Vdes një grua e infektuar me "gripin e derrit"

Prishtinë, 1 Shkurt 2011 NOA – Një grua 46-vjeçare, shqiptare e Kosovës, ka vdekur nga pasojat e infektimit me virusin A-H1N1, të njohur si gripi i derrit. Lajmin e pohoi sot, Faik Hoti, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht në Kosovë janë të prekur të paktën 100 persona, kryesisht shqiptarë dhe një prej tyre, mësohet se është në gjendje kritike për jetën.

Sakaq në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë thotë se gjysma e të prekurve nga gripi janë të infektuar nga virusi A H1N1 por ai e ka humbur fuqinë vdekjeprurëse që kishte vitin e kaluar.

e.r/NOA

KOMENTE