Kajro, 1 shkurt, NOA – Mbi 1 milionë veta janë parashikuar që të dalin sot nëpër rrugët e Egjiptit, duke protestuar sërish kundër pushtetit 30-vjeçar të presidentit Hosni Mubarak.
Nga ana e saj, ushtria e këtij vendi ka pohuar se nuk do të ndaj tyre, ndërsa turma me mbi 1 milionë veta, pritet që të marshojë drejt pallatit të presidentit.
Ndërkaq, lidhur me gjithçka po ndodh në Egjipt, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar mjaft të shqetësuara.
Robert Gibs, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se “presidenti egjiptian Hosni Mubarak është njeriu që do të ndërmarrë reformat që egjiptianët do t’i pranonin si legjitime”.
Por gjithsesi, ai shtoi se vetëm egjiptianët mund të përcaktojnë të ardhmen e tyre.
“Nuk i takon vendit tonë ose qeverisë sonë të vendosë. Nuk mendoj se njerëzit që kërkojnë liri më të madhe duan që dikush tjetër të zgjedhë se çfarë ndryshime duhet bërë”
tha Gibs.
n.e/NOA