English

Vodhën një makinë, kapet njëri nga autorët

Mirditë, 1 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Mirditës kanë ndaluar në flagrancë 17-vjeçarin me inicialet Z.LL., lindur dhe banues në fshatin Fang, të Rubikut.

Kjo pasi në bashkëpunim me 16-vjeçarin me inicialet K.M., edhe ky banues në Rubik, janë autorë të vjedhjes së automjetit të markës benz, tip 240 D, me targa MR 0006 A, në pronësi të 36-vjeçarit me inicialet B.M.

Ky banues i Rubikut ka bërë kallëzim dje në komisariatin e Policisë Mirditë për vjedhjen e këtij mjeti dhe më pas, ai është gjetur në fshatin Fregen të rrethit Lezhë dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Nga ana jonë e policisë janë kryer veprimet e para proceduriale e hetimore dhe po punohet për kapjen e minorenit me iniciale K.M.

Materialet do t’i referohen prokurorisë së Lezhës për veprën penale të “Vjedhjes së kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve me iniciale Z.LL dhe K.M.

n.e/NOA

KOMENTE