English

Zbulohet axhenda elektorale, LSI 1000 takime në 2 muaj

Tiranë, 1 shkurt, NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur turin e takimeve paraektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit. Burime nga LSI-ja thanë sot për Agjencinë e Lajmeve NOA se fushata paraelektorale do të shtrihet përgjatë dy muajve, shkurt-mars.

Gjatë kësaj kohë LSI-ja do të zhvillojë 100 takime në të gjithë vendin, sipas një axhende të përgatitur nga shtabi qendror i kreut të LSI-së, Ilir Meta.

Burime nga LSI-ja shtojnë se në të paktën 300 takime do të jetë i pranishëm vet kryetari i LSI-së, Ilir Meta.

Ndërkohë që në 700 takimet e tjera që do të zhvillohen në gjithë vendin do të jenë të pranishëm drejtues të tjerë të lartë të LSI-së. Është parashikuar që në çdo takim të jetë një ministër i LSI-së si dhe nënkryetari i saj.

Kjo fazë paraleketorale është përcaktuar edhe si periudha kur do të bëhen përzgjedhja e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale.

Burime nga LSI-ja thanë se objektivi i kësaj force politike për zgjedhjet e 8 majit është që të marrë 18 për qind të votave për këshilltarët bashkiak. Një shifër që është dyfishi i rezultatit të arritur në zgjedhjet e kaluara vendore.

Nisja e fushatës paraelektorale do të bëhet ditën e nesërme. Kryetari i LSI-së, Ilir Meta ka paralajmëruar zhvillimin e pesë takimeve në rrethin e Lushnjës, objektivi kryesor të të cilave është përgatitja e zgjedhjeve vendore. Katër takime do të zhvillohen në komunat e Lushnjës dhe një në qytet.

LSI-ja është forca e parë politike që ka ndërmarrë përgatitjen për zgjedhjet vendore, duke mobilizuar gjerësisht gjithë strukturat e saj. Mbledhja e fundit e Kyresisë së kësaj partie përcaktojë dhe direktivat kryesore.

a.k/NOA

KOMENTE