Shkup, 2 shkurt 2011, NOA- PDSH akuzoi kreun e BDI-së, Ali Ahmeti për nepotizëm në punësimet partiake, për të cilin nënvizohet se ka punësuar njerëzit më të afërt të familjes së tij.
“Tashmë është evidente se kriza morale e politike e kësaj qeverie të turpit Gruevski - Ahmeti ka marrë përmasa shqetësuese dhe dramatike. Ali Ahmeti, ky mercenar i kohërave moderne duke e ditur se i ka ardhur fundi është përkujdesur që familjarët e vetë si sistemojë në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Shqiptarët kanë problem me idaren e gojës e Ali Ahmeti punëson dhjetë anëtarë të familjes së vet në këtë institucion të dijes. A ka turp, a ka poshtërsi më të madhe se kjo ?”, ka theksuar zëdhënësi i PDSH-së, Luan Tresi, duke publikuar një skemë të punësimeve familjare kryesisht në Universitetin Shtetëror të Tetovës (USHT).
· Ismail Ahmeti – djali i axhës, prorektorë për çështje mësimore në USHT,
· Bujar Ahmeti – djali i vëllait, asistent në fakultetin juridik dhe drejtor për marrëdhëniet ndërkombëtare pranë fakultetit juridik në USHT,
· Sulejman Ahmeti – djali i xhaxhait asistent në USHT,
· Basri Ahmeti – kushëri, i punësuar në USHT-Kërçovë,
· Baftije Ahmeti Muharemi – vajzë e xhaxhait, asistente në fakultetin e gjuhës gjermane në USHT,
· Fatmir Muharemi – dhëndër i familjes Ahmeti, asistent në USHT,
· Abdulla Sejdini – dhëndër i Aliut – i punësuar në USHT Kërçovë,
· Ylber Rufati – dhëndër i familjes Ahmeti administrator në USHT Kërçovë,
· Festime Dervishi – mbesa e Aliut, administratore në USHT Kërçovë
· Ramazan Bajrami – tezak i Aliut, referent në USHT-Kërçovë.
PDSH nënvizoi se i publikon këto fakte dhe argumente në funksion siç thuhet “të demaskimit të kësaj klike të Ali Ahmetit, i cili në qeverinë e Gruevskit përveç një zero të madhe dhe një hiçit bën edhe punën e dreqit, e ajo është dëmtimi i interesave të shqiptarëve në këto hapësira”.
(INA)/NOA