Tiranë, 2 shkurt 2011, NOA – Kryetari i Komisionit Hetimor Parlamantar për 21 janarin Eduard Halimi e cilësoi një veprim arrogant refuzimin e Kryeprokurores Ina Rama për t’iu përgjigjur pyetjeve të Komisionit Hetimor Parlamantar dhe madje një veprim që indirekt e vë atë nën hijen e dyshimit për bashkëpunim me kreun e opozitës në puçin ndaj institucioneve. Deputeti Halimi duke theksuar se Prokurorja e Përgjithshme ishte thirrur si titullare e institucionit dhe jo për të informuar mbi hetimin e Prokuriorisë, dhe e akuzoi atë si gënjeshtare.
“Ina Rama gënjeu përballë SHBA-ve”, tha Halimi.
Ai theksoi se komisioni do ta thërrasë sërish kryeprokuroren në një datë tjetër, pasi ligji sikundër tha ai e përcakton që kryeprokurorja duhet të përgjigjet para kuvendit dhe komisioneve të tij.
Ndërsa njëri nga anëtarët e komisionit, i cili ka në përbërje vetëm deputetë të mazhorancës, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj theksoi se refuzimi i Ina Ramës tregoi frikën e saj nga pyetjet dhe zbulimi si pjesëmarrëse e mundshme në planin për grusht shteti.
Më tej edhe deputetë të tjerë të komisionit e cilësuan të parregullt braktisjen e seancës nga Prokurorja e Përgjithshme, duke deklaruar mandej se ajo kështu dëshmon apriori se është aktore në puçin e shtetit.
Ky argument u dha përmes vënies në dijeni në komision të faktit se menjëherë pas një bisede që zonja Rama kishte patur me drejtorin e Policisë së Shtetit Hysni Burgaj, argumenti i bisedës në fjalë ishte bërë edhe objekt i deklaratës së mënjëhershme politike të shefit të opozitës, Edi Rama.
mit/NOA