English

Berisha: Gazetarët nuk do të paditen (VIDEO)

Tiranë, 2 shkurt, NOA – Qeveria do të mbajë në nivelet më të larta të mundshme standardet e respektimit të medias së lirë. Kështu është shprehur kryeministri Berisha

në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Ai u shpreh se për sa kohë që do të jenë në krye të qeverisë nuk do të ketë asnjë “gazetar të paditur dhe të gjykuar”. Berisha shtoi se ky është një standard i vendosur nga kjo mazhorancë që në fillim dhe nuk do të ndryshojë.

Në lidhje me kërkesën e bërë nga komisioni hetimor për marrjen e tabulateve të katër gazetarëve, Berisha theksoi se kjo është një kërkesë që nuk lidhet direkt me profesionin e tyre.

“Nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë kufizim në ushtrimin e këtyre lirive. Nuk ka pasur dhe s’do ketë asnjë proces ndaj medias së lirë dhe të pavarur. Dua të theksoj atë që theksoi komisionit parlamentar, që një hetim parlamentar për 3-4 gazetarë nuk ka lidhje me gazetarinë e tyre. Por ka lidhje me implikimin e tyre në urdhra direke të dhunës dhe të puçit dhe veprime të tjera që do t’i bëhen të ditura publikut. Sa të jemi në pushtet nuk do të ketë asnjë padi dhe gjykim ndaj gazetarëve”, tha Berisha.

a.k/NOA

VIDEO

[media id=61 width=620 height=440]

KOMENTE