English

Cikloni i fuqishëm vë në ankth SHBA e Australinë

SHBA, 2 shkurt, NOA - Pjesa verilindore e Australisë do të goditet nga ciklon i përmasave të mëdha, gjë që ka nxitur qeverinë të kërkojë largimin e banorëve përpara fillimit të stuhisë.

Pritet që cikloni të jetë më i fuqishmi që ka prekur ndonjëherë Australinë, derisa do të përfshijë një territor më të madh se sipërfaqja e Italisë. Shpejtësia e erës pritet të arrijë në 300 km në orë.

Gjithashtu edhe Shtetet e Bashkuara po përgatiten për stuhinë më të fortë, që ka goditur këtë vend gjatë viteve të fundit. Stuhia pritet të shoqërohet me borë, shira, akuj, erëra të forta dhe temperatura të ulëta në një të tretën e Shteteve të Bashkuara. Alarmin dhe shkallën e gatishmërisë e kanë rritur 30 shtete amerikane. Në shkallë vendi janë anuluar 10 mijë fluturime.

NOA

KOMENTE