English

Falsifikonte viza dhe dokumente, kapet i dënuari

Gjirokastër, 2 shkurt, NOA – Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë ndaluar një person të dënuar me 6 muaj burg dhe 400.000 lekë të reja gjobë për veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”. Ngjarja konfirmohet prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se sot, rreth orës 07.00 të mëngjesit ato kanë ndaluar 35-vjeçarin Luan Laçi, lindur në Dibër dhe banues në Tapizë të Krujës. Kapja dhe ndalimi i tij u bë për arsye se ky person ishte i shpallur në kërkim nga ana e Policisë së Gjirokastrës, pasi në vitin 2008 ka konsumuar veprën penale të “Falsifikimit të vulave, stampave dhe formularëve”, duke falsifikuar disa dokumente për të kaluar në shtetin grek. Për këtë, ai është dënuar nga gjykata e Gjirokastrës me 6 muaj burg dhe 400.000 lekë të reja gjobë. Materialet shtesë për këtë person iu kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. n.e/NOA

KOMENTE