English

Hetimi i 21 Janarit, sot dëshmojnë Rama dhe Shaqiri

Tiranë, 2 shkurt, NOA - Komisioni hetimor parlamentar i 21 janarit, pritet që të dëgjojë sot dëshminë e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Bahri Shaqiri si dhe kryeprokurores Ina Rama, në kuadrin e hetimit të ngjarjeve të dhunshme të 21 janarit. Të paktën kështu përcakton axhenda e punimeve të këtij komisioni, pasi nuk dihet ende saktësisht nëse Shaqiri dhe Rama do të pranojnë të dëshmojnë para këtij komisioni.

Ata përfaqësojnë dy institucionet që janë kritikuar nga qeveria për mënyrën sesi e menaxhuan situatën e para dhe pas 21 Janarit.

Kështu, prokuroria kritikohet kryesisht për lëshimin e urdhër-ndalimeve ndaj 6 gardistëve që mbrojtën Këshillin e Ministrave.

Ndërsa Shërbimi Informativ Shtetëror për mosdhënien e informacioneve paraprake mbi dhunën e ushtruar gjatë demonstratës së 21 Janarit.

Deri tani, kanë dëshmuar para këtij komisioni hetimor parlamentar kryeministri i vendit, Sali Berisha dhe ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha.

Ndërsa pritet që nesër të dëshmojë Presidenti i Republikës, Bamir Top; pasnesër kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe komandanti i Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe në datën 5 shkurt do dëshmojë kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.

n.e/NOA

LEXONI ME SHUME: Ina Rama braktis Komisionin Hetimor për “21 Janarin”

KOMENTE