Tiranë, 2 shkurt, NOA – Bashkimi Evropian do ta nisë në Shqipëri për herë të dytë brenda një jave të dërguarin e tij, Miroslav Lajçak.
Kështu, bëhet me dijeni se zyrtari i lartë evropian do të mbërrijë nesër në Tiranë për të kryer sërish bisedime me palët politike në vend, mbi mundësinë e gjetjes së një zgjidhje për rikthimin e dialogut mes tyre.
Ndërkaq, i dërguari i BE-së për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri, në vizitën e parë në Tiranë pas ngjarjeve të 21 janarit i i bëri thirrje klasës politike shqiptare të gjejnë gjuhën e dialogut për t`i dhënë zgjidhje krizës politike në Shqipëri.
Mesazhi i tij ishte ai i bashkëpunimit që duhet të ekzistojë mes palëve.
n.e/NOA
VIDEO
[media id=65 width=620 height=440]