Pejë, 2 shkurt 2011, NOA – Policia e Pejës në Kosovë ka arrestuar tre persona të akuzuar për trafikimin e qenieve njerëzore për prostitucion, ndërkohë që është identifikuar edhe njëra prej viktimave të trafikimit, e cila është e kombësisë shqiptare. Burime nga Policia e Kosovës bëjnë të ditur se Hetimet e këtij operacioni nisën para disa muajsh kur viktima e raportuar si person i zhdukur ishte gjetur nga policia e Pejës, dhe më pas u mkësua se vajza ishte trafikuar pikërisht gjatë kohës që ishte person i zhdukur.
Nga hetimet u zbuluan disa vende ku viktima ishte përdorur për qëllime përfitimi përmes prostituimit, ndërkohë ajo aktualisht është strehuar nën përkujdesje të veçantë për viktimat e trafikimit.
Tre personat e arrestuar janë shtetasit kosovarë 44-vjeçari Enver Z.; 43-vjeçari Sheqir dhe 43-vjeçari Enver D.
Personave të arrestuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.
mit/NOA