Kanada, 2 Shkurt NOA - Janë vrarë dhe më pas janë hedhur në një varr të përbashkët. Bëhet fjalë për 100 husky, të cilët gjatë olimpiadës në Vankuver janë përdorur për të transportuar slitat turistike, janë masakruare për një arsye të thjeshtë ekonomike. Pasi përfunduan ceremonitë sportive, përfunduan dhe udhëtimet jashtë qytetit. Kështu, të dy kompanive të transportit, Howling Dogs dhe Outdoor Adventures, qentë nuk u duheshin më. Policia ka hapur një hetim për këtë çështje. Incident fatkeq u zbulua nga i njëjti njeri që vrau huskyt, i cili ka kërkuar dhe ka marrë kompensim nga një bankë lokale për stresin e vuajtur.
r.b/NOA